UEFA duket se gjen planin e duhur, rrogat deri në 70% të të ardhurave!

Në Spanjë, autoritetet e La Ligës kanë nisur ta bëjnë, ndërsa në Gjermani rregullimi ka ardhur vetvetiu nga kultura e vendit. UEFA duket se do t’u shtohet iberikëve dhe “pancerëve” me rregullat e reja të Lojës së Ndershme Financiare (Financial Fair Play). Sipas këtyre rregullave, që do të hyjnë në fuqi në 2025, klubet në Europë do të jenë të detyruar të kufizojnë borderotë e rrogave deri në 70 për qind të të ardhurave. Këto rregulla do të vlejnë për skuadrat që do të marrin pjesë në kupat e Europës, ndërsa u votuan nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në Nion të Zvicrës. Presidenti Çeferin deklaroi se “këto rregulla u bënë të domosdoshme për shkak të evolucionit në futboll dhe për shkak të efekteve të pandemisë së koronavirusit”.

Sfidanti.al