Zhinola krahason Harri Kejnin me Diego Armando Maradonën!

Ish-ylli i dikurshëm i Francës, i Paris SG dhe Njukasëllit, sot në rolin e opinionistit, ka një mendim shumë të lartë për kapitenin e Anglisë, dhe yllin e shkëlqyer të Totenhemit. Harri Kejn vërtet nuk shënoi asnjë gol ndaj Njukasëllit në Londër, edhe pse Spërsat fituan 5-1, por ama ai u shpall lojtari i ndeshjes. Kejn organizoi lojën dhe shërbeu asist për golin e Dohertit, duke treguan se nuk është thjesht një sulmues i madh. “Organizatori i ri i Spërsave është Harri Kejni, – tha francezi, – ai tani është Diego Armando Maradona i ri. Pasime të gjata, pasime të shkurtëra, ai bën gjithçka. Aftësia e tij për të pasuar është e pabesueshme”.

Sfidanti.al