Broja luan vetëm 30’, Sauthemptoni eliminohet nga Kupa prej Sitit!

Nuk është turp të të mundë ekipi më i mirë i vendit, ai që është kampion në fuqi dhe që kryeson (ende) kampionatin. Sauthemptoni u dorëzua në Kupën e Anglisë, i eliminuar nga Mançester Siti që fitoi 4-1 në “Sent Xhejmsis Park”, ndërsa sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, luajti vetëm si zëvendësues. Futbollisti 20-vjeçar ishte në fushë që nga minuta e 63-të. “Shenjtorët” bënë rezistencë të fortë, patën raste të paktën për të dalë barazim, por ekipi i Guardiolës shfrytëzoi nivelin shumë më të lartë teknik të lojtarëve. Stërling shënoi për 0-1, Laporte shkaktoi autogol në fund të pjesës së parë duke barazuar rezultatin, por pas pushimit realizuan De Brujn me penallti, Fil Foden dhe Rijad Mahrez. Një rezultat i padrejtë për Sauthemptonin dhe Brojën, por i tillë është futbolli.

Sfidanti.al