Na polli belaja !Nuk dimë se çfarë uji t’i japim “gomarit të futbollit, të ftoftë apo të ngrohtë,se kjo UEFA na dënon në të dyja rastet ! Edhe kur trukojmë ndeshje, dënohemi 10 vite nga Europa, edhe kur duam t’i respektojmë gjykatat dhe ligjet..prapë rrezikokemi të dënohemi 10 vite! Si ka mundësi që nuk na ndahet 10-ta. Apo në një futboll të mbushur me nota të këqija, sidomos në lëndën morale, 10-ta, qofshin edhe vite dënimi, dëshmon se në këtë të keqe të madhe , ka një të mirë të vogël: kemi kapur një standart dënimi! Dhe ata që kanë provuar të burgosen, po flasim për burgjet e futbollit, nëse dënohesh dy herë me njëjtën kohë heqje lirie,thonë se kjo kërkon edhe…talent në prapësi dhe paudhësi, me top e pa top !
Me të vërtetë nuk dimë se çfarë uji t’i japim gomarit të futbollit! Atëherë, Skënderbeu u dënua 10 vite për trukime ndeshjesh, dhe UEFA na tregoi me gisht ( ndoshta me atë të mesit ) si kampionët e trukimeve në mbarë Europën, por, nga ana tjetër, presidentin Duka, strumbullarin e kësaj “kryevepre”, e mori në gjirin e saj dhe e futi në krevatin e shenjtë te futbollit , në Komitetin Ekzekutiv! Tani, kur flitet për mandatin e 6-të, një zot e di se si, në lojë u futën Gjykatat dhe Duka me UEFA-n janë pala që duan të trukojnë “ndeshjen” po nuk po e blejnë dot arbitrin. Një ndeshje e pazakontë, që i ka trullosur tifozët që po e ndjekin.. ngaqë një herë duket e trukuar, një herë duket si e vërtetë!
Sfidanti.al