Me dy rrjetat e shënuara ndaj Unionit të Berlinit, sulmuesi polak arriti në 31 në Bundesligë, diçka që e ka bërë në 27 ndeshje. Kur mbeten edhe 7 javë deri në fund, Levandovski ka nevojë për 11 gola që të thyejë rekordin personal dhe të kampionatit me 41 rrjeta, që e vendosi sezonin e kaluar. Siç shkruajnë mediat bavareze, ai ka treguar se mund të realizojë 11 rrjeta në 7 ndeshje, madje edhe më shumë. Nga ana tjetër, me ndihmën e Levës, Bajerni është në rrugë të mbarë që të thyejë rekordin e golave në një sezon. Rekordi është 101 gola, vendosur nga bavarezët në 1971-1972. Deri tani, ekipi i trajnerit Julian Nagelsman është në mesataren 3 gola për ndeshje.
Sfidanti.al