Barça e Ksavit ka shënuar 4 gola ndaj Atletikos, Valencias, Napolit, Bilbaos, Realit!

Është herët ta cilësosh si një nga trajnerët më të mirë të botës, sepse është vetëm në vitet e para të karrierës, por gjithsesi “fshati që duket nuk do kallauz”. Edhe Ksavi që fiton duke dhënë spektakël nuk ka nevojë të shpjegohet. Flasin rezultatet, flet futbolli i tij, dhe statistika është që në vetëm pak muaj ka arritur që Barcelona e tij të shënojë 4 gola në një ndeshje ndaj shumë ekipeve, madjeve të shquar. Katër kundër Atletikos së Madridit, 4 kundër Valencias, 4 kundër Napolit, 4 kundër Bilbaos dhe tani 4 kundër Realit në Madrid. Katër pësoi edhe Osasuna në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al