Nëse Broja do të ishte tek Sauthemptoni, do të stërvitej nga … shtëpia

Ky është vendimi i trajnerit Ralf Hazenhytl, i cili dëshiron t’i shpërblejë lojtarët e tij që po tregojnë një formë shumë të mirë në Premier Ligë. Austriaku u tha futbollistëve që do të stërviteshin për disa ditë nga shtëpia, duke i lejuar që të pushojnë më shumë, të udhëtojnë më pak dhe të qendrojnë me familjet e tyre, me të dashurat, shokët e miqtë. Armando Broja nuk është pjesë e këtij vendimi sepse ai ka udhëtuar për t’u bashkuar me kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës ndaj Anglisë dhe Andorrës. “Shenjtorët” kanë fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit në Premier duke marrë 10 pikë e duke u ngjitur në vendin e 13-të. Sauthemptoni ka kalendarin e ngarkuar dhe në 20 nëntor shkojnë në Noruiç e pastaj shkojnë në “Anfild” ndaj Liverpulit.

Sfidanti.al