Interim i lehtësuar, asgjë serioze për Xhekon, Barelën e Bastonin

Pas derbit frika ishte e madhe se mos zikaltërit mund të mos kishin tre lojtarë tepër të rëndësishme për dy ndeshje vendimtare. Interi rrezikonte të mbeteshin pa Barelën, Xhekon e Bastonin për sfidat kundër Napolit në Serinë A dhe Shahtarit të Donjeckut në Champions, por lajmet janë të mira. Roberto Mançini i Italisë, që nga Koverçano, thotë se Barela e Bastoni nuk kanë ndonjë gjë serioze, ndërsa trajneri i Bosnjë-Hercegovinës komenton se Xheko ka vetëm lodhje muskulore. Mediat italiane shkruajnë se kjo treshe do të jetë e gatshme kur sezoni i klubeve të rifillojë në 20 nëntor.

Sfidanti.al