“Marka” analizon ecurinë e klubit katalanas në 33 vitet e fundit, dhe nënvizon lëvizjet e dy presidentëve të rëndësishëm si Zhozep Nunjes dhe Zhoan Laporta. Tek Barcelona gjithnjë kanë sjellë një emër të shquar për të kaluar një fazë depresioni që rrezikonte të shkatërronte gjithçka. Nunjezi i dha fund një epoke të paqartë të viteve 80-të duke ulur në stol Johan Krujfin, legjendën e fushës që u bë edhe legjendë e trajningut. Me holandezin u fituan tituj të shumtë si dhe Championsi i parë në historinë e Barçës në 1992. Në 2008, Laporta largoi Rajkardin, Ronaldinjon e Dekon, dhe solli si trajner Pep Guardiolën. Me të, dhe me yjet në fushë si Ksavi, Iniesta, Mesi, Eto, Pike, Pujol, Buskets apo Valdes, katalanasit hapën epokën më të madhe në historinë e tyre duke fituar 3 Champions dhe shumë tituj kampion në La Liga. Tani, Laporta zgjodhi Ksavin dhe shpreson që ndikimi të jetë i njëjtë si ai i Guardiolës.
Sfidanti.al