Flasim për yllin spanjoll të Klivlend Kavaliersëve, ish-ekipit të Xhejmsit, që pati mbrëmjen e tij më të mirë në NBA. Riki Rubio shënoi 37 pikë në ndeshjen e Kavsëve ndaj Nju Jorkut, rekordi i tij i shënimit, po ashtu shërbeu 10 asiste, ndërsa realizimin për tri pikë e pati 9-10! “Rubio tani po çmendet fare në “Medison”, – shkruajti “Mbreti” i basketbollit për ndeshjen në “Medison Skuer Garden”. “Riki është jashtë kontrollit”, – u shpreh edhe Kevin Lov, ndërsa ish-basketbollisti Riçard Xheferson bëri thirrje “Riki Rubio për MVP (Lojtarin më të mirë të sezonit)”. Klivlendi fitoi 126-109 në Nju Jork dhe është një nga ekipet më të mirë të NBA-së këtë sezon me 7 fitore e 4 humbje.
Sfidanti.al