Sezonin e parë nën drejtimin e Hansi Flikut e pati meteorik, ndërsa ishte vetëm 19 vjeç. Alfonso Dejvis ishte zbulimi jo vetëm i Bundesligës, por edhe i gjithë Europës ndërsa Bajerni kaloi si “tren ekspres” mbi çdo kundërshtar duke fituar cilindo trofe që ishte për t’u fituar. Bundesligën, Championsin, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Gjermanisë, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klubet. Gjithsesi, sezoni i dytë për lojtarin kanadez të krahut ishte i vështirë. Megjithatë, ardhja e Julian Nagelsmanit e ka rindezur “zjarrin” në shpirtin e tij dhe Dejvisi po ndihmon Bajernin fuqimisht sërish. Ai largohet i kënaqur për në ekipin kombëtar, një nga 20 lojtarët e Bajernit që e bën. “Fonsi”, siç e quan trajneri, po ndihmon edhe Leroi Sanenë pasi po e mbulon mirë krahun e majtë. “Janë shumë të paktë njerëz si ai në pozicionin e tij, – thotë Nagelsmani, – ai është si flori për Bajernin”.
Sfidanti.al