Flik thërret 8 bavarezë tek Gjermania, më i miri është Myleri

Trajneri i kombëtares “teutonike” ka një listë prej 27 lojtarësh për ndeshjet e radhës eleminatore të Botërorit ndaj Lihtenshtajnit dhe Armenisë. Nuk janë sfida “të pamundura”, por mentaliteti i Hansi Flikut është që nuk ka ndeshje të lehta. Ai kthen në ekip lojtarin e Leverkusenin, Xhonatan Tah, që mungon që prej marsit, ndërsa në përbërje janë edhe 8 futbollistë të Bajernit të Mynihut. Këta janë Manuel Nojer, Niklas Zyle, Leon Gorecka, Serg Gnabri, Xhoshua Kimih, Leroi Sane, Xhamal Musiala dhe Tomas Myler. Më i miri nga të gjithë këta, madje më i miri se të gjithë lojtarët e Gjermanisë këtë vit është veteran Tomas Myler, që ka marrë notën 2 nga revista “Kiker”.

Sfidanti.al