Broja me shokë kanë 10 ndeshje pa humbje në Premier Ligë1

Për herë të fundit e kanë kaluar këtë seri në 2004-2005, kur arritën në 12 sfida pa disfatë në kampionatin anglez. Futbollistët e Sauthemptonit arritën një tjetër fitore në Premier Ligë, 2-0 ndaj Noruiçit, dhe tani janë në vendin e 9-të në renditje me 35 pikë duke qenë menjëherë poshtë Totenhemit, ndonëse kanë luajtur dy ndeshje më shumë sesa londinezët. Armando Broja luajti për 80 minuta, duke qenë titullar e duke qenë tepër aktiv. Nga 27 gjuajtjet e Sauthemptonit (9 në kuadrat) sulmuesi i Shqipërisë mori përsipër disa, ndërsa shërbeu disa pasime për shokët. Edhe pse nuk shënoi, ishte një nga më të dalluarit. Çe Adams në pjesën e parë dhe Oriol Romeu pas pushimit ishin autorët e golave të ekipit të trajnerit Ralf Hazenhutl.

Sfidanti.al