Edhe dhunën e kemi Superiore, por ne qajmë për..botën

Luftën e kemi midis nesh, mu në futbollin e asaj që e mashtron veten me emrin fals ..Superiore, por për të qarë, qajmë luftën që ka nisur në Ukrahinë. Fundja, me tonën, jemi mësuar dhe akoma nuk ka humbje jete!. Një ndeshje për Kornizë të zezë, do ta shpallnim atë Skënderbeu-Vllaznia, nga ato që dëshmojnë anët më të këqia,, ku dhuna pikturohet me gjithë ngjyrat e mundshme. I pabesueshëm, por i vërtetë, bataku mjeran që krijuan dy ekipe që shëmtuan biografinë e tyre , ku njëra quhej si “atdheu i futbollit” Shkodra, dhe tjetra “atdheu i kulturës”, Korça.

Goditet koka e arbitrit anësor, futboll që varferohet ne lojë dhe pasurohet me dhunë nga futbollistët, fyerje masive në kor nga tifozët, aq sa mund të vije bast se kjo nuk ndodhte në Korçë. Dhe në fund, si qershia mbi tortën e dhunës: arbitra të palodhur në pazotesi, që frymëzonin leshelinë dhe kaosin përgjatë 90 minutave. Dhe si t’ia vemë emrin në fund? Edhe media është bërë për ..VAR! Ca titullojnë se ishte ndeshje shumë e luftuar ose…e pagëzojnë “ndeshje e çmendur!”

Në fakt, nuk është ndeshja e çmendur, është vetë futbolli që ne po e çmendim! Edhe pse të huajt thonë se futbolli shqiptar e ka origjinën nga dallaveri, “doktorët” e UEFA-s kur na futin në skaner, siç po ndodh këto ditë, ..nuk shkojnë në stadiume për të parë “kancerin ” , por futen nëpër salla-operacioni për të shëruar letrat, sepse ato e mbajnë gjallë ..sëmundjen!

Sfidanti.al