Ky njeri është i paoksidueshëm. Nuk ka sulmues më të madh sesa Kristiano Ronaldo këto kohë dhe klasin, formën e ambicien e tij, kapiteni i Portugalisë e vërtetoi edhe në Mynih. CR7 shënoi një gol të veçantë, që i dha avantazhin portugezëve ndaj Gjermanisë në Kampionatin Europian, duke treguar një formë fizike vërtet të jashtëzakonshme.

