Ronaldo synon rekordin e Kloses, por mendon edhe për të ardhmen

Në Itali po bëjnë llogaritë se çfarë do të ndodhë me portugezin, këtë verë, dhe pritja është në ditën kur Portugalia të largohet nga Euro 2020. Kristiano Ronaldo e ka lënë vetë këtë afat duke thënë se nuk do të diskutojë asgjë deri në fund të turneut, ndërsa pozicioni portugez është i tillë që rrezikon eleminimin. Humbja me Gjermaninë, nëse pasohet nga një me Francën, do të thotë kthim në shtëpi. Gjithsesi, CR7 së pari dëshiron të thyejë një tjetër rekord, pasi për momentin është baraz me Miroslav Klosen e Gjermanisë si lojtari europian me më shumë gola nëpër fazat finale të Europianëve dhe Botërorëve, nga 19. Mund të bëhet rekordmen i vetëm pas Francës. Përsa i përket të ardhmes, agjenti i tij Raiola do të testojë vullnetin e Ançelotit dhe Perezit tek Reali, po ashtu shanset për tek Mançester Junajtidi, ndonëse pista kryesore mbetet Paris SG.

Sfidanti.al