Ali Daei përgëzon Kristiano Ronaldon për rekordin

Legjenda e Iranit nuk vonoi ta tregonte madhështinë e tij, siç i takon një kampioni të madh. Ali Daei ka qenë prej vitesh rekordmen i golave për ekipet kombëtare në të gjithë botën, dhe ende e ka rekordin, por tashmë e ndan me Kristiano Ronaldon. Portugezi mbërriti në 109 gola për Portugalinë, aq sa Daei ka shënuar për Iranin, ndërsa realizoi dy herë me penallti ndaj Francës në ndeshjen e fundit në grup në Euro 2020.

“Përgëzime Kristiano Ronaldos, që është vetëm një gol larg thyerjes së rekordit të golave në kombëtare për meshkujt, – shkruajti Daei në “Instagram, – Jam i nderuar që kjo arritje e shënuar do t’i takojë Ronaldos, një kampion i madh i futbollit dhe një humanist që ka kujdes për njerëzit, që frymëzon dhe ndikon në jetët e njerëzve në të gjithë botën”. Daei gjithsesi, do të vazhdojë të ketë mesatare goli për ndeshje më të mirë sesa Ronaldo, sepse i ka shënuar 109 golat në 149 ndeshje, ndërsa portugezi pati nevojë për 178.

Sfidanti.al