Të përditshmet portugeze ishin në qiellin e shtatë, pse jo deri në Hënë e në Mars, për sukseset e Kristiano Ronaldos, e padyshim edhe të ekipit kombëtar. “Luzitanët” u kualifikuan për në raundin e dytë në Euro 2020, ndërsa superylli dhe kapiteni arriti të thyente dy rekorde, barazoi Ali Daein si rekordmen botëror me kombëtaret me 109 gola, dhe kaloi Miro Klosen si europiani me më shumë gola në Europianë e Botërorë, 21 gola ndaj 19. Mishel Platininë e kishte lënë pas më herët, me 14 gola nëpër Europianë, ndaj 9 të legjendës franceze.
E përditshmja “A Bola” titullon: Ëndrra vazhdon! Kristiano shënoi dy herë me penallti, ka 5 gola në Euro dhe barazoi Ali Daein si dy më të mirët shënues me kombëtaren!
Ja edhe gazeta tjetër, “Rekord”: Ia doli! Ronaldo barazon rekordin e Ali Daeit! Kapiteni arriti në 109 gola! Portugalia ia del për në të tetat e finaleve! Na takon Belgjika në Sevilje të dielën!
Së fundmi, “O Zhogo”: Ronaldo nuk ka nevojë për makinë llogaritëse! CR7 barazon rekordin e Ali Daeit me 109 gola, dhe është shënuesi më i mirë i Europianit! Në turin e dytë me dy gola të kapitenit!
Sfidanti.al