Thiago Silva nuk tërhiqet nga futbolli i luajtur

Thiago Silva do të vazhdojë të luajë për Fluminense vitin e ardhshëm. Qendërmbrojtësi 42-vjeçar ka zgjatur kontratën e tij me klubin e fëmijërisë edhe për një sezon tjetër. Klubi nga Rio de Janeiro, njoftoi akordin e ri vetëm pak orë më parë. Pavarësisht moshës së tij, “El Monstruo” është ende titullar dhe kapiten i Fluminense, e cila arriti në gjysmëfinale të Copa Libertadores këtë sezon.