A mundet që Gjermania të luajë në “Uembli” pa asnjë tifoz?!

Lufta rreth koronavirusit nuk njeh as pushim dhe as kufi. Në një kohë që nga Franca dhe Gjermania po theksohet që turistët britanikë (anglezë) nuk mund të vijnë aq lehtë në kontinent, në ishull po thuhet se edhe tifozët gjermanë nuk do ta kenë të lehtë të vendosin këmbë në “Uembli”. Të martën luhet ndeshja klasike Angli-Gjermani për të tetat e finaleve të Euro 2020, dhe ekziston rreziku që në orën 18:00 në “Uembli” të mos ketë asnjë tifoz gjerman. Sipas të përditshmes spanjolle, “AS”, Federata Gjermane e Futbollit po nxit gjermanët që jetojnë në Londër dhe në Britaninë e Madhe që të blejnë bileta për të ndjekur kombëtaren e tyre, ndryshe ajo nuk do të kishte mbështetje për këtë sfidë tepër të rëndësishme dhe padyshim të vështirë.

Sfidanti.al