Po flasim për një nga sulmuesit më të mirë të botës, edhe pse po vonon për “të ardhur në festën e Europianit”. Harri Kejn është Harri Kejn, një lojtar që vlerësohet në 150 apo 175 milionë euro, dhe Pep Guardiola nuk ka ndërmend që ta humbasë, por gjithashtu është aq realist sa të kuptojë se do të jetë e vështirë. Trajneri i Mançester Sitit, siç shkruajnë mediat britanike, mund të presë një vit më shumë për ta marrë sulmuesin e Totenhemit në 2022. Sipas “Deili Meilit”, Pepi mendon se do të jetë shumë e vështirë që presidenti Daniel Levi ta lejojë Kejnin të largohet kur ka edhe 3 vjet kontratë të vlefshme, deri në 2024. Me gjasë, ky mund të jetë një presion i tërthortë për Spërsat, duke i kujtuar se në 2022 ata mund të mos marrin 175 milionë euro për kartonin e kapitenit të Anglisë.
Sfidanti.al