Është një ndjenjë sipas mënyrës se tij, dhe shpesh njerëzit ambicioze madje në mënyrë të tepruar, e kanë të lidhur dashurinë edhe me interesin. Kristiano Ronaldo nuk ka qenë i tillë në fillimet e tij te Portugalia, por vitet e fundit është kthyer në një vëlla të madh për shokët e skuadrës, ndryshe nga sa bënte tek Reali apo tani tek Juventusi. Ndoshta, rekordet e tij me fanelën e kombëtares janë të tillë që e ndihmojnë të krahasohet me Lionel Mesin, pasi ndryshe nuk do të mundej “ta prekte” legjendën argjentinase, ndërsa veprimi pas eleminimit nga Belgjika në Europian krijoi sërish polemika. CR7 e hodhi përtokë shiritin e kapitenit dhe pastaj e shkelmoi, duke pasuar veprimin që bëri në ndeshjen në Beograd ndaj Serbisë. Ka shumë që e kritikojnë, por ylli portugez duhet vlerësuar nga faktet në fushë dhe jo jashtë saj. Me 109 gola dhe 178 ndeshje, ai ka dhënë për Portugalinë më shumë se çdo legjendë tjetër, edhe sesa vetë Euzebio.
Sfidanti.al