Pesë fitore të Gjermanisë në 5 ndeshje ndaj Kristiano Ronaldos

Suksesi i fundit i luzitanëve ndaj këtij rivali të frikshëm kishte ndodhur përpara sesa ai të vinte këmbë në kombëtare. Kristiano Ronaldo ishte thjesht një tifoz 15-vjeçar kur Portugalia mundte 3-0 Gjermaninë në fazën finale te Europianit në 2000, në grupin A, ndërsa në fushë ishin yje të tillë si Beto, Kouto, Zhorge Kosta, Rui Zhorge, Konseisao, Paulo Souza, Kapuço, Pauleta apo Sa Pinto. Kur CR7 u bë pjesë e ekipit portugez, atij nuk i eci fati me gjermanët, dhe në 5 ndeshje përballë tyre ka pësuar 5 humbje. Nisi me 3-1 në Kupën e Botës në 2006 në Gjermani, pastaj vazhdoi me 3-2 në qershor 2008 në Kampionatin Europian, 1-0 më qershor 2012 në Europian, e pastaj më e rënda nga të gjitha, 0-4 në Kupën e Botës 2014 në Brazil, ku Gjermania e Joakim Lëvit doli kampione e botës. Cikli u mbyll, të paktën për tani, me humbjen 2-4 në grup në Euro 2020, ku Ronaldo shënoi gol, por ishte në anën e humbësve. Jo vetëm kaq, por CR7 nuk kishte pasur kurrë fat t’i shënonte “teutonëve”, derisa e bëri këtë të shtunë në Mynih.

Sfidanti.al