Presidenti Florentino Perez është lumturuar po aq sa vetë sulmuesi i tij kur erdhi ftesa për në kombëtare. Pas shumë vitesh u harruan prapësitë e vjetra, dhe u hap një kapitull i ri, por numri 1 i Realit është i kënaqur sidomos sepse Karim Benzema në kombëtaren e Francës do të jetë pranë Kilian Mbapesë.

