Barcelona ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e sulmuesit egjiptian Hamza Abdelkarim, duke i ofruar një kontratë profesionale me ekipin e parë, e cila përfshin një klauzolë largimi prej më shumë se 100 milionë eurosh.
Klubi katalanas ka vendosur gjithashtu që 19-vjeçari të qëndrojë në ekipin e parë gjatë këtij sezoni, pavarësisht se ka marrë disa oferta për ta huazuar në merkaton e janarit.
Sipas “SPORT”, vendimi erdhi pas zhvillimit të shpejtë të Abdelkarim dhe paraqitjeve të tij bindëse gjatë fazës përgatitore. Sulmuesi iu bashkua fillimisht Barcelonës në huazim në janar të vitit 2026 dhe luajti me ekipin e të rinjve, por paraqitjet e tij bindën shpejt stafin teknik se ai kishte cilësitë për të kaluar në nivelin profesionist. Thirrja e tij nga kombëtarja e Egjiptit për Botërorin përshpejtoi më tej procesin dhe bëri që sulmuesi të tërhiqte vëmendjen e klubeve të ndryshme europiane.
Më pas, Barcelona e bëri transferimin e tij të përhershëm dhe përmirësoi kushtet e kontratës, duke rritur pagën, zgjatur marrëveshjen dhe vendosur një klauzolë largimi mbi 100 milionë euro.

