Ançeloti mbështetet nga yjet dhe tifozët, Reali bën kujdes me paratë!

“Sërish së bashku! Rroftë Madridi”. Ky ishte teksti i shkurtër që trajneri italian hodhi në faqen e tij në Instagram pasi u konfirmua si trajner i Realit, sepse nuk mund të mungonte shprehja-emblemë, “Hala Madrid”! Presidenti Florentino Perez zgjodhi të kthente në “Bernabeu” një fytyrë të njohur dhe kjo ndodhi pasi Paris SG ia preku shkurt se nuk dëshironte të lejonte Maurisio Poçetinon që të largohej. Ançeloti braktisi menjëherë Evertonin, që e mirëkuptoi ish-teknikun, dhe firmosi një kontratë 3-vjeçare. Ai do të flasë sot përpara gazetarëve.

Tifozët madrilenë ishin të kënaqur me këtë rrugë që morën punët. Ata e donin Zidanin, por kishin nisur të kishin dyshime, ndërsa nuk kishin garanci për Konten, Raulin apo Shabi Alonson. Plot 71 për qind e quajtën të drejtë kthimin e italianit, në një anketë të së përditshmes “AS”. Përsa i përket rrogës, Reali nuk ka bërë të ditur hollësi, por dihet se tek Evertoni, Ançeloti merrte 11 milionë paundë stërlina në sezon. Në Madrid duhet të marrë më shumë, por klubi ka pasur kujdes me klauzolat, pasi nëse tekniku shkarkohet, të themi prillin e ardhshëm, ai do të marrë rrogën që i mbetet nga sezoni, plus një sezon më shumë, dhe jo të gjithë sezonet e plotë.

Sfidanti.al