Në Angli, tifozë i janë referuar gjithnjë si varianti më i mirë për të funksionuar një klub futbolli. Bundesliga dhe gjithë futbolli gjerman është marrë shembull nga ishullorët sepse kanë rregullin që tifozët zotërojnë 51 për qind të aksioneve të klubeve të tyre, veçse nga vendi i madh europian vijnë lajme jo të mira. Autoriteti gjerman i Tregut ka nxjerrë përfundim se zbatimi i këtij rregulli mund të cilësohet “problematik”. Zyra e konkurrencës në shtetin gjerman ka 4 vjet që shqyrton këtë çështje, ndërsa presioni është i madh nga Bajerni i Mynihut, por edhe nga pronarët e Hofenhajmit e Lajpcigut që të ketë ndryshim. Bosët e mëdhenj të Bundesligës duan që “të heqin qafe” tifozët, për të pasur mundësi të ketë miliarderë që të blejnë shumicën e aksioneve dhe të investojnë, siç ndodh në Angli. Bajerni ankohet se rregulli “50+1” po dëmton zhvillimin e futbollit gjerman, dhe ka krijuar pabarazi mes klubeve dhe ulje të konkurrencës. Në Angli, tifozët e duan këtë rregull sidomos ata të Mançester Junajtidit, dhe të gjithë klubeve të mëdhenj që nuk duan pronarët aktualë.
Sfidanti.al