Anglia është kombëtarja më e shtrenjtë në Euro 2020!

Anglia është kombëtarja më e shtrenjtë që mer pjesë në kampionatin europian të futbollit. Sipas ‘Transfermarket‘, ‘Tre Luanët’ vlerësohen me  1,4 miliardë euro. Janë tre futbollistë që vlerësohen në tregun e transferimeve me mbi 100 milionë euro, ku më i shtrenjti është Harri Kejn. Në vendin e dytë është Franca që ka një vlerë prej 1 miliardë eurosh. Lojtari më i shtrenjtë i “gjelave” është  Kilian Mbape që kap vlerë e 180 milion eurove. Në podium ngjitet Gjermania që në kombëtaren e saj ka lojtarë që në total kapin shifren e 930 milionë eurove.

Në këtë renditje, Spanja mban vendin e katërt ndërsa Portugalia e Kristiano Ronaldos është e pesta. Sakaq, me vlerën më të vogël renditet përfaqësuesja e Finlandës me vetëm 48 milion euro. Vlerësimi është bërë në bazë të moshës mesatare që kanë skuadrat, vlera e lojtarve, klubet ku ata luajnë dhe kontratat që kanë me skuadrat respektive.  Kampionati europian i këtij edicioni si asnjëherë më parë do të ketë mikëpritëse 12 shtete nga Evropa ndërsa fillon më 11 qershor me sfidën Itali-Turqi.

Sfidanti.al