Pronari i klubit e ka mendim fiks dhe nuk ia heq njeri nga mendja. Sulmuesi që dikur e pati në ekip, për ta transferuar tek Evertoni e ë pas tek Mançester Junajtidi, mund të jetë njeriu i duhur që Çelsi më në fund të jetë skuadër e denjë për të fituar Premier Ligën. Roman Abramoviç kërkon kthimin e Romelu Lukakut nga Milano në “Stemford Brixh”, ndonëse kjo mund të kushtojë mbi 100 milionë euro. Lukaku fitoi titullin në Serinë A me Interin, dhe u shpall lojtari më i mirë i sezonit, dhe miliarderi rus është gati të investojë për t’ia vendosur në dispozicion Tomas Tuhelit. Rusi e di ç’do të thotë të fitohet titulli në Premier Ligë, pasi e ka bërë me Murinjon në 2005 e 2006, me Ançelotin në 2010, me Murinjon sërish në 2015 dhe me Konten në 2017. Zakonisht, në ekip ka pasur sulmues të mëdhenj si Didie Drogba apo Diego Kosta, ndërsa Timo Verner nuk ka arritur në nivelin që pritej.
Sfidanti.al