Është i qetë sepse thotë që kontrata e re e kapitenit nuk varet nga auditimi financiar që do të bëhet këtë verë në klub. Zhoan Laporta, gjithsesi, pohon se Lionel Mesi ka edhe oferta të tjera të rëndësishme, por thekson se dëshira e futbollistit është që të qendrojë tek Barcelona. “Rinovimi i Leos nuk varet nga auditimi, – tha Laporta, – kjo do të na ndihmojë neve për të sqaruar situatën. Me Leon po bisedojmë dhe kemi besim se do të biem dakord. Ka edhe oferta të tjera, por dëshiron që të qendrojë me ne”.
Presidenti katalanas thekson se po bisedohet me lojtarë të rëndësishëm dhe me agjentët e tyre (me gjasë, Halandi?). Për momentin në “Kamp Nou” kanë mbërritur Sergio Aguero dhe Erik Garsia, që të dy nga Mançester Siti, dhe me parametër zero, një ndihmë e madhe për financat e Barcelonës. Nuk dihet ende ndërkaq se cila do të jetë e ardhmja e trajnerit Ronald Kuman.
Sfidanti.al