Nuk është një mister që Maurizio Sarri është në krye të preferencave të Lazios për të zëvendësuae Simone Inzaghin dhe tani në këtë pikë nuk ka më asnjë pengesë për mbylljen e tratativave. Juventusi vendosi që të mos e pretendojë opsionin e vitit të tretë të kontratës që skadoi në mesnatën e kësaj të hëne. Trajneri toskan do të marrë 2.5 milionë Euro dhe do të jetë i lirë që të firmosë me një skuadër tjetër. Drejtori Sportiv I Lazios, pas kësaj udhëtoi drejt Toskanës për të takuar Sarrin dhe për të gjetur marrëveshjen.
Maurizio Sarri ishte ende në kontratë me Juventusin dhe ashtu sic parashikohej bardhezinjtë zgjodhënqë të përfitonin nga mungesa e rinovimit automatik që nga mesnata për të reduktuar në minimum impaktin në bilancin financiar të skuadrës. Alternativa ishte ajo e aktivizimit të opsionit me rrezikun e dhënies së dyfishit të shumës së dëmshpërblimit që do t’i takonte Sarrit nëse ai nuk do të gjente një skuadër tjetër
Ishte ky një vendim që solli një përshpejtim të madh të bisedimeve mes Sarrit dhe Lazios me Igli Taren që e takoi ish trajnerin e Chelseat dhe Juves, në banesën e tij në Toskana. Vlerësimi është dypalësh dhe tratativat janë për një kontratë 3 vjecare me pagë rreth 3 milionë Euro në sezon dhe bonuse të tjera. Sarri dëshiron të kthehet dhe beson se futbollistët e Lazios janë të përshatshëm për stilin e tij të lojës.
Sfidanti.al