Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër, duke dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në kampionatin amerikan të futbollit. Inter Miami ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Atlanta Unitedit, në kuadër të MLS-it, me yllin argjentinas që ishte figura kryesore e kësaj përballjeje. Me këtë dygolësh, Messi e çoi në 25 numrin e golave në kampionatin amerikan për këtë sezon, duke e forcuar pozitën e tij në garën për Këpucën e Artë të MLS-it.

