Zidani lëshon “bombën”: Ika sepse Reali nuk më dha besimin!

Së pari le të sqarojmë se ish-trajneri bëri vlerësimin më të lartë për presidentin Florentino Perez, duke e quajtur njeriun më të rëndësishëm në karrierën e tij, që e mori para 20 vjetësh tek Reali  dhe e mbajti 20 vjet aty. Zizu premton se nuk do t’ia harrojë kurrë një gjë të tillë presidentit. Po ashtu, theksoi se është fitues i lindur dhe se jeton për trofetë, por më pas bën një vërejtje të fortë. Zinedin Zidan, pas largimit nga Reali, bëri një letër të hapur duket që ta kuptonin tifozët.

“Në klub harruan diçka tepër të rëndësishme, – shkruajti ai, – harruan atë që unë ndërtova ditë pas dite, dhe përtej rezultateve dhe trofeve kanë vlerë njerëzit, situatat e tyre, emocionet e tyre. Këto gjëra, ndjej, se nuk u vlerësuan siç duhet. Herën e parë në 2018 ika sepse ndjeva se ekipi kishte nevojë për një motivim të ri, ndërsa këtë herë është ndryshe. Iki sepse ndjen se klubi nuk më dha mbështetjen për të cilën kisha nevojë. Kisha nevojë për mbështetje për të ndërtuar një plan afatmesëm dhe afatgjatë. Unë do të jem gjithnjë njëri prej jush, të dashur madridistë”.

Sfidanti.al