‘Copa America do të luhet në Brazil. Datat e fillimit dhe mbylljes së kompeticionit konfirmohen, ndërsa stadiumet dhe kalendari do të bëhet I ditur nga CONMEBOL në orët e ardhshme. Turneu më antik për përfaqësueset në botë do të drithërojë të gjithë kontinentin’. Nëpërmjet këtij postimi në rrjetin social Tëitter, Konfederata Amerikanolatine zyrtarizoi vendin që do të presë edicionin e 47 të Copa America.
Turneu ishte parashikuar të zhvillohej në Kolumbi dhe Argjentinë, por situata e krijuar nga pandemia Covid-19 bëri që eventi të pezullohej në këto dy vende. Në fillim u vendos që të pezullohet Copa America në Koliumbi edhe për shkak të protestave antiqeveritare, më pas Argjentina për shkak të emergjencës coronavirus.
‘Qeveria braziliane tregoi aftësi dhe cilësi në marrjen e vendimeve në një moment të rëndësishëm për futbollin amerikano latin-tha presidenti I CONMEBOL, Alejandro Dominguez-Brazili po jeton një moment stabiliteti, tregoi se ka infrastrukturat e duhura dhe ka fituar eksperiencë në organizimin e një kompeticioni të këtyre përmasave’.
Sfidanti.al