Sergio Aguero është zyrtarisht futbollisti i ri i Barcelonës. Sulmuesi argjentinas që u transferua në Katalonjë me parametra zero, firmosi një kontratë 2 vjecare me 5 milionë Euro në sezon dhe me një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 100 milionë Euro. Në këtë mënyrë Kun Aguero kthehet mes protagonistëve të La Ligas, 10 vjet pas largimit nga Atletico Madrid dhe në përfundim të një aventure me Manchester City ku u shndërrua në shënuesin më të mirë në historinë e Citizens, një histori që e mbylli me humbjen në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Chelsea në mbrëmjen e së shtunës
Aguero firmosi me Barcelonën një kontratë deri në 2023. Përpara zyrtarizimit, argjentinasi iu nënshtrua vizitave mjekësore ku një vëmendje e vecantë iu kushtua gjurit gjendja e të cilit duket se e siguroi Barcelpnën. Pas zyrtarizimit të lajmit, Aguero dha intervistën e tij të parë si futbollist I klubit blaugrana
‘Barcelona është klubi më i mirë në botë, e dinë të gjithë-tha Aguero-ardhja këtu është një zgjidhje e mirë, do të ndihmoj klubin të arrijë objektivat. Shpresoj që t’i jap shumë klubit dhe shpresoj që tifozët të argëtohen kur të më shohin të luaj’.
Sfidanti.al