Për portugezin pati lavdi, pasi u shpall si sulmuesi më i mirë dhe padyshim Këpuca e Artë si golshënuesi më i mirë. Gjithsesi, 2020-2021 ishte sezoni i Romelu Lukakut. Përveçse fitoi titullin kampion me Interin, sulmuesi belg fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, si njeriu me ndikimin më të madh në skuadër, me nivel të lartë teknik, fuqi e jashtëzakonshme atletike dhe fizike, një agresivitet ofensiv tepër i madh dhe aftësia për të vrapuar në çdo ndeshje 1 km më shumë sesa shpejtësia e intensitetit të lartë (20 km në orë). Po ashtu, Lukaku është nga më të mirët për të mbrojtur topin dhe për të krijuar hapësira për shokët. Me 24 gola e 11 asistë bëhet lojtari i parë që ka mbi 20 gola e mbi 10 asistë që kur statistikat nisën të mateshin në 2004. Interi pati edhe mesfushorin më të mirë që ishte Nikolo Barela, ndërsa portieri më i mirë ishte Donaruma i Milanit. Mbrojtësi më i mirë Kristian Romero i Atalantës.
Sfidanti.al