‘Bomba’ nga Spanja; Super League nuk ka vdekur, tërheqjet, vetëm me fjalë

Në ditën kur përplasja mes UEFA dhe Super League I drejtohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në Spanjë janë të sigurt; projekti është ende aktiv dhe klubet që janë tërhequr publikisht prej tij e kanë bërë vetëm me fjalë. E përditshmja ‘El Confidencial’ që ka siguruar kontratën origjinale të nënshkruar në 17 prill dhe asnjë prej 12 klubeve themeluese nuk ka hequr dorë nga aksionet e Super League Company SL që do të administrojë Super League.

Real Madrid, Barcelona, Juventus, Inter, Milan, Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham e Liverpool  janë pronarë me pjesë të barabarta  në këtë kompani që do të duhej të administronte Super League, por asnjë prej tyre nuk ka dorëzuar kuotën e tyre të aksioneve, kështu që akordi nuk është prishur, pavarësisht deklaratave zyrtare

Sic dihet, pas protestave të tifozëve, 9 klube u tërhoqën nga Super League nëpërmjet komunikatave zyrtare, por në aspektin ligjor, të paktën sipas ‘El Confidencial’ ato vazhdojnë të jenë të përfshirë në këtë projekt.

Sfidanti.al