Sulmuesi francez duket se po i afrohet gjithnjë e më shumë një transferimi tek Reali, veçse nuk do ta ketë rrugën “të shtruar me trëndafila” deri në Madrid. Edhe pse Kilian Mbape deklaroi se “nuk janë paratë arsyeja kryesore që luaj futboll, por pasioni dhe dëshira për sukses”, duket se 22-vjeçari do të ketë pengesa. Mediat spanjolle shkruajnë se kapiteni madrilen, Sergio Ramos, po bën një “komplot” që Mbapeja të mos vijë në “Bernabeu”. Jo se ai ka ndonjë gjë kundër kampionit të botës, përkundrazi, por sepse ai nuk dëshiron të largohet vetëm, dhe po ashtu nuk dëshiron që klubi t’u ulë rrogat lojtarëve. Mësohet se Ramosi i ka ftuar lojtarët të mos pranojnë ulje 10 për qind të kontratave, duke menduar se këto para do të shërbejnë për të financuar transferimin e Mbapesë. Të shohim sesi do të përfundojë ky duel i heshtur brenda klubit gjigand spanjoll.
Sfidanti.al