Çfarë bën Tajron Mings? Mos duhet VAR edhe në ndeshjet miqësore?

Mbrojtësi i Anglisë i shpëtoi përjashtimit të merituar nga loja në miqësoren që “tre luanët” e fituan ndaj Austrisë. Në një moment të ndeshjes, futbollisti i Aston Vilës goditi me bërryl në fytyrë lojtarin kundërshtar, Sasha Kallajxhiç, duke e shtrirë përtokë, për të mos e lejuar që të vazhdonte aksionin. Mediat britanike shkruajnë se Mings dëgjoi se në ndeshje nuk kishte VAR, ndaj zgjodhi rrugën e dhunës. Po sipas mediave, tifozët anglezë u habitën dhe mbetën të pakënaqur me veprimin e tij, ndërsa pyetja është mos vallë duhet VAR edhe në miqësore? Nëse nuk është e volitshme nga ana financiare, përse të mos ketë dënim më vonë të lojtarëve në bazë të pamjeve filmike, siç ndodh në shumë kampionate të botës?

Sfidanti.al