Ançeloti është edhe fati i Garet Bejlit tek Reali!

Me lojën sulmues të italianit dhe me mënyrën e tij tepër njerëzore të trajtimit të lojtarëve, ekzistojnë të gjitha mundësitë që talenti i madh uellsian të kthehet sërish “në shina”. Garet Bejli këto kohë u duk i painteresuar për futbollin, madje e pati të vështirë edhe tek Totenhemi me Murinjon. Me gjasë, ai është mërzitur nga mënyra sesi e ka trajtuar Zinedin Zidani, aq sa trajneri e tha hapur se do të ishte mirë që Bejli të largohej sa më shpejt. Gjithsesi, sulmuesi nuk pranoi të ikte, dhe e kaloi kohën duke luajtur golf e duke u impenjuar me kombëtaren. Tashmë, pritet të kthehet në Madrid dhe mendonte të luante sezonin e tij të fundit përpara sesa të linte futbollin. Me mbërritjen e Ançelotit, kjo gjë mund të ndryshojë dhe Bejli të gjejë veten. Ai u mor për një rekord botëror 100 milionë euro nga Totenhemi në 2012 dhe ndihmoi në Championset e fituar. Ai ka shumë të përbashkëta në konceptin e futbollit me Ançelotin, ndërsa tek Totenhemi këtë sezon shënoi 16 gola, vetëm 3 më pak sesa Hazar, Rodrigo, Vinisius dhe Asensio tek Reali të marrë së bashku.

Sfidanti.al