Nadali e feston ditëlindjen me fitore në “Rolan Garos”

Rasti e desh që të ishte përballë një francezi të cilin e njeh shumë mirë, Rishar Gaskesë (Richard Gasquet). Rafael Nadal dhe Gaske u përballën për herë të parë në “Rolan Garos” kur ishin 12 vjeç, dhe francezi cilësohej si e ardhmja e turneut, madje e fitoi atë ndeshje. Gjithsesi, që kur u bënë profesionistë Nadali ka fituar 17 herë dhe nuk ka humbur asnjë. Edhe mbrëmjen e fundit në Paris, spanjolli festoi ditëlindjen 35-të me një fitore 3-0, ndonëse setet ishin të ndryshëm, 6-0, 7-5, 6-2. Gaske ka 13 vjet që nuk fiton një set, ndërsa rekordin 17-0 Nadali e ndan me legjenda të tilla si Gjokoviç (ndaj francezit Monfil) apo Federer (kundër Juzhnit dhe Ferrerit). Nadal thelloi rekordin e tij në Rolan Garos me 29 sete të fituar radhazi, pra pa humbur asnjë mes tyre, ndërsa në raundin e tretë do të ndeshet  me britanikun Kameron Norri.

Sfidanti.al