Edhe me kaq nuk do të jetë më i paguari trajner në botë, por do të ishte në podium. Antonio Konte është shpresa e madhe e Daniel Levit për të fituar një trofe të madh, qoftë Premier Ligën, Kupën e Anglisë, pse jo Championsin. Presidenti dhe pronari i Totenhemit që provoi me Maurisio Poçetinon dhe Zhoze Murinjon, është mësuar të japë rroga të mëdha për të arritur suksesin, ashtu siç edhe është mërzitur shpejt. Me Konten, nervat mund të vijnë pas triumfit dhe pas kënaqësisë së madhe siç ndodhi tek Juventusi, Çelsi dhe Interi. Rroga e italianit do të jetë 20 milionë euro në sezon, siç lajmërojnë mediat në Apenine. Kjo do ta vendoste ish-teknikun e Interit në vendin e tretë të më të paguarve të profesionit, pas Pep Guardiolës që merr 23 milionë dhe Diego Pablo Simeones që fiton 22 milionë në vit.
Sfidanti.al