Paris SG, gati të largojë disa lojtarë, të shtojë 180 milionë euro për blerje!

Për Kilian Mbapenë nuk flitet dhe nuk do të flitet deri në momentin final. Gjithsesi, Paris SG ka strategjinë e tij që ka lidhje me lojtarët që do të largohen dhe me ata që do të afrohen. Dëshira e madhe mbetet Kristiano Ronaldo, për gjithçka përfaqëson, ndërsa mendohen edhe Ashraf Hakimi i Interit dhe Teo Hernandez i Milanit, si dhe më pak David De Gea i Mançester Junajtidit (duke qenë se në portë është Kejlor Navas). Për të realizuar këto dëshira, klubi parizien do t’i japë drejtorit sportiv, Leonardo, 180 milionë euro siç bëjnë me dijë mediat në Francë. Po ashtu disa lojtarë do të transferohen në dalje. Në listë janë Ikardi, Sarabia, Herrera, Baker, Rafinja, Dialo, Dagba, Kurzaua, Kehrer dhe Paredes, por vetëm disa prej tyre do të ikin. Pritet që parizienët të mbledhin 80-100 milionë euro nga transferimet, ndërsa shifra do të ishte shumë më e lartë nëse do të përfshihej edhe Mbape.

Sfidanti.al