Trajneri i ri i Madridit pati këtë përgjigje për pyetjen nëse kapiteni do të rinovojë me klubin apo jo. Pasi foli sinqerisht se ai sapo kishte mbërritur dhe se do të duheshin disa ditë për të biseduar për të njohur situatën, Karlo Ançeloti, tha disa fjalë me nënkuptim të qartë. “Unë nuk imagjinoja dot një Real pa Ançelotin, por ja që ndodhi!” E pra, kjo do të thotë se kryesore është skuadra dhe pastaj individët. Italiani u shpreh se kthimi ishte shumë i shpejtë dhe se nuk pati mundësi të mendonte për ekipin, por idenë e kishte të fiksuar se Madridi duhet të ketë më pak futbollistë.
Sfidanti.al