Nuk u rri goja këtyre lojtarëve të “gjelave”, madje edhe kur janë në prag të një turneu të madh si Kampionati Europian. Pak ditë pas ndeshjes së parë, Franca është tronditur jo pak nga konflikti mes dy sulmuesve, Olivie Zhiru dhe Kilian Mbape. Zhiru shënoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Bullgarisë, por pastaj foli
Kilian Mbape? Jo, Barcelona ka De Jongun dhe Pedrin!
Ndoshta edhe vetë katalanasit mendojnë ndryshe, veçse agjencia e specializuar “transfermarkt” gjykon pikërisht kështu. Në bazë të moshës dhe të vlerësimeve të tjera, dy lojtarët e Barcelonës, Frenki De Jong dhe Pedri vlerësohen financiarisht më lart sesa superylli i Francës dhe i Paris SG. Vlerësimi është 138.7 milionë euro për De Jongun dhe 133.2 milionë
Mbape kërkon një PSG konkurrues, blerja e parë është Donaruma
Presidenti Al Helaifi bëri “be e rrufe” se sulmuesi kryesor nuk do të largohet, ndërsa i ka siguruar shërbimet e Nejmarit edhe për disa vjet. Gjithsesi, Kilian Mbape e ka vetë të ardhmen e tij në dorë, dhe nuk është i detyruar me patjetër të mbetet tek Paris SG. Al Helaifi e di këtë, por
Edhe djalë ta kishte, Al Helaifi s’do ishte kaq i sigurt për Mbapenë!
Fjala e presidentit të klubit ishte shumë e qartë, ishte një premtim, ndonëse në botën e biznesit, çdo gjë shitet e blihet, pra edhe fjala e dhënë. “Dua të jem i qartë, – tha Naser Al Helaifi, – Kiliani (Mbapeja) do të mbetet me Paris SG. Ne kurrë nuk do ta shesim atë, dhe ai
Benzema është “ambasadori i Realit” tek Franca për Mbapenë
Presidenti Florentino Perez është lumturuar po aq sa vetë sulmuesi i tij kur erdhi ftesa për në kombëtare. Pas shumë vitesh u harruan prapësitë e vjetra, dhe u hap një kapitull i ri, por numri 1 i Realit është i kënaqur sidomos sepse Karim Benzema në kombëtaren e Francës do të jetë pranë Kilian Mbapesë.
Mbape dhe Ramos i japin sinjale dhe kundërsinjale Perezit
Sulmuesi francez duket se po i afrohet gjithnjë e më shumë një transferimi tek Reali, veçse nuk do ta ketë rrugën “të shtruar me trëndafila” deri në Madrid. Edhe pse Kilian Mbape deklaroi se “nuk janë paratë arsyeja kryesore që luaj futboll, por pasioni dhe dëshira për sukses”, duket se 22-vjeçari do të ketë pengesa.
Mbape është dhurata e Realit për Karlo Ançelotin!
Në moshën 22-vjeçare është dëshira e gjithkujt. Duket se fati i Kilian Mbapesë është i lidhur me Madridit, madje transferimi tek Reali mund të ndodhë këtë verë. Mediat në Itali, në Spanjë dhe në Angli, konfirmojnë se presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez dëshiron që t’i bëjë një dhuratë të madhe trajnerit të ri që
Reali nuk hyn në konflikt me Paris SG për Poçetinon, për hir të … Mbapesë!
Presidenti Florentio Perez e vlerëson lart trajnerin argjentinas, dhe do të donte që ta kishte në “Santiago Bernabeu”. Numri 1 i Realit të Madridit, do ta preferonte Maurisio Poçetinon përpara Antonio Kontes vullkanik, por gjithsesi dëshira e tij më e madhe është Kilian Mbape. Meqë që të dy këta personazhe të futbollit janë tek Paris
Mos vallë Paris SG po mendon të marrë legjendën franceze, Zidan?!
Zizuja tashmë u largua nga Reali, pikërisht nga klubi ku dëshiron të shkojë Kilian Mbape. Paris SG ndodhet në një situatë të vështirë, pavarësisht rinovimit me Nejmarin, sepse edhe Mbape, por edhe trajneri Poçetino besohet se duan që të largohen. Nuk është gjë e vogël, por nëse drejtori sportiv Leonardo arrin të “lidhë telat” me
Me apo pa Zidanin, Reali beson se Mbape e ka ndarë mendjen
Për të shkuar në Madrid është gati të refuzojë një rrogë të jashtëzakonshme, 36 milionë euro në sezon, që Paris SG ia afron duke e barazuar me Nejmarin. Kilian Mbape, gjithnjë sipas mediave spanjolle, e ka ndarë mendjen për të veshur fanelën “merenges” sezonin e ardhshëm dhe nuk ka dëshirë që të presë më tej.