Fjala e presidentit të klubit ishte shumë e qartë, ishte një premtim, ndonëse në botën e biznesit, çdo gjë shitet e blihet, pra edhe fjala e dhënë. “Dua të jem i qartë, – tha Naser Al Helaifi, – Kiliani (Mbapeja) do të mbetet me Paris SG. Ne kurrë nuk do ta shesim atë, dhe ai nuk do të largohet me parametër zero”. Një kombinim premtimesh shumë i guximshëm nga presidenti parizien, pasi kjo është vera e vetme që Mbape mund të transferohet kundrejt një shume financiare, ndërsa verën tjetër ai largohet pa asnjë përfitim për PSG-në. E tillë është gjendja me kontratën që i përfundon në 2022. Al Helaifi shtoi për “L’Ekipin” se “unë nuk kurrë nuk jam hollësi në media për bisedimet, që po ecin mirë dhe shpresoj ta gjejmë fjalën”. “Po flasim për Parisin, për vendin e tij, ai ka një mision jo vetëm si futbollist, por edhe që të promovojë Ligën 1, vendin e tij dhe kryeqytetin e tij”, – argumentoi Al Helaifi, ndërsa Mbapenë e synon fort Reali i Madridit. Edhe djalë ta kishte pasur, presidenti nuk do të ishte kaq i sigurt, por le të shohim çdo të sjellë e ardhmja.
Sfidanti.al