Pritej sherri Benzema-Zhiru, por tek Franca ndodh konflikti Mbape-Zhiru!

Nuk u rri goja këtyre lojtarëve të “gjelave”, madje edhe kur janë në prag të një turneu të madh si Kampionati Europian. Pak ditë pas ndeshjes së parë, Franca është tronditur jo pak nga konflikti mes dy sulmuesve, Olivie Zhiru dhe Kilian Mbape. Zhiru shënoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Bullgarisë, por pastaj foli ashpër në konferencën për shtyp. “Nuk më pasonin topin, – theksoi ylli i Çelsit, – Falenderoj Pavarin dhe Ben Jederin për asistet që më dhanë, ndërsa në pjesën e dytë mund të kishim bërë më mirë”. Nënkuptimi duket se ishte për Mbapenë që nuk ia pasonte topin dhe që humbi disa raste. Sipas burimeve tek Franca, Mbape deshi të dilte në konferencë për shtyp ditën e djeshme për t’iu përgjigjur deklaratave të Zhirusë, por trajneri Deshamp e ndaloi. Mediat dhe publiku patën frikë për ndonjë konflikt Zhiru-Benzema, meqë dy sulmuesit ishin sulmuar me njëri-tjetrin në distancë, por po ndodh sherri Zhiru-Mbape.

Sfidanti.al