Reali nuk hyn në konflikt me Paris SG për Poçetinon, për hir të … Mbapesë!

Presidenti Florentio Perez e vlerëson lart trajnerin argjentinas, dhe do të donte që ta kishte në “Santiago Bernabeu”. Numri 1 i Realit të Madridit, do ta preferonte Maurisio Poçetinon përpara Antonio Kontes vullkanik, por gjithsesi dëshira e tij më e madhe është Kilian Mbape. Meqë që të dy këta personazhe të futbollit janë tek Paris SG, Perezi nuk dëshiron konflikt me presidentin parizien, Al Helaifin. Përparësi kanë gjithnjë lojtarët dhe në këtë rast prioritet ka pikërisht Mbapeja. Perezi mund të pranonte edhe Konten në Madrid, mjaft që 22-vjeçari kampion i botës të vinte gjithashtu. Vetë Poçetino ia ka deklaruar qartë drejtuesve të klubit (sipas mediave) se nuk dëshiron të vazhdojë tek PSG, ndërsa Totenhemi interesohet që ta kthejë në Angli. Thuhet se argjentinasi po bisedon me presidentin londinez, Levi, por mendjen e ka në Madrid.

Sfidanti.al