Leverkuseni fiton 15 milionë euro që Çelsi fitoi Championsin

Kjo ka lidhje me Kai Havercin, talentin tashmë 21-vjeçar që u mor vjet nga Blutë e Londrës pikërisht prej Bajer 04. Klubi i “apirinave” ra dakord për një shumë totale prej rreth 100 milionë eurosh, por nga të cilat fillimisht u paguan rreth 80 milionë. Pas fitores së Championsit dhe golit të shënuar nga Haverc, Leverkuseni do të fitojë 10 milionë euro të tjera, ndërsa fitime shtesë gjermanët do të marrin ngaqë Çelsi u kualifikua për në Champions nga Premier Liga duke dalë në vend të katërt. Vetë Haverci nuk deshi të dinte për këto shifra, kur u ngacmua në intervistat pas finales ndaj Sitit, sesa shumë kishte ndikuar “etiketa e çmimit prej 100 milionë eurosh” në paraqitjet e tij. “As më plas fare për çmimin e kartonit”, – u përgjigj lojtari ofensiv, ndonëse përdori një fjalë shumë më të rëndë.

Sfidanti.al