Barcelona, Raphinha rikthehet në stërvitje

Barcelona merr një sinjal pozitiv për rikthimin e Raphinha-s. Sulmuesi brazilian pritet të bashkohet sot me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje, teksa vijon rikuperimin nga shqetësimet muskulore në kofshë, të cilat e kanë mbajtur jashtë fushave që prej pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.

Sipas raportimeve të “Diario Sport”, futbollisti ka ndjekur ditët e fundit një program individual stërvitor, duke munguar në dy përballjet e fundit të katalanasve ndaj Getafes dhe Galatasaray-t.